Serial për bashkëshortet e presidentëve, Viola Davis në rolin e Michelle Obamës

Serial për bashkëshortet e presidentëve, Viola Davis në rolin e Michelle Obamës

Viola Davis do ta luajë rolin e Michelle Obamës në serialin e ri televiziv.

Sipas medieve amerikane, Viola Davis do të luajë rolin e ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle Obama në një dramë të re televizive, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Aktorja, që është fituese e çmimit “Oscar” do ta portretizojë zonjën e parë, Obama, në një seri televizive që flet për gratë e disa presidentëve amerikanë gjatë historisë.

Obama, Eleanor Roosevelt dhe Betty Ford do të jenë në fokusin e serisë së parë, të shkruar nga romancieri Aaron Cooley.

“First Ladies” do të synojë të sigurojë një pasqyrë të jetës personale dhe politike të bashkëshorteve të presidentëve.

Do të tregojë gjithashtu edhe se sa vendime të mëdha politike u morën në Shtëpinë e Bardhë, aty ku është edhe Zonja e Parë dhe stafi i saj.

Familja Obama jetuan tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, nga 2008 deri më 2016.

Michelle Obama është takuar me Viola Davis disa herë, madje në vitin 2017 kjo e fundit kishte postuar një status përkrahës për të.

Davis fitoi “Oscar” për aktoren më të mirë në rolin ndihmës në vitin 2017 për “Fences”, po ashtu ka aktruar tek “The Help”, “Windows” dhe “Suicide Squad”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *