Pas Norës dhe Robertit, krizë edhe mes Mozzik e Loredanës?

Pas Norës dhe Robertit, krizë edhe mes Mozzik e Loredanës?

Po flitet për krizë mes çiftit Mozzik dhe Loredana.

Lidhja e Mozzik dhe Loredanës duket se nuk është në ditët e saj më të mira. Janë fansat ata që kanë qenë tejet të shqetësuar me lëvizjet e çiftit në dy javët e fundit.

Shumë prej tyre kanë vërejtur indikacione shqetësuese që ngrisin dyshimet për ftohje të çiftit. E para që shkaktoi habi ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.

Tashmë kur dueti ka një datë zyrtare pasiqë do të publikohet me 6 Shtator, reperi nuk e ka parë të udhës as ta postojë në profilin e tij, siç ka vepruar rëndom. Gjithashtu, ka rreth dy javë që Mozzik dhe Loredana nuk janë shfaqur bashkë në postimet e përditshme çka shton edhe më shumë dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.

Prive.al ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që e kanë konfirmuar të njejtën gjë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.

Në fillimet e lidhjes, episodet e tilla mes çiftit ishin të shpeshta mirëpo pas ardhjes në jetë të Hanës, dukej se kishte pasuar stabilizimi dhe pothuajse asnjë krizë në publik nuk ishte refleksuar përgjatë kësaj kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *