Grimeri shqiptar rrëfen historinë frymëzuese për nxënësit

Grimeri shqiptar rrëfen historinë frymëzuese për nxënësit

Mario Dedivanovic ka treguar një histori prekëse.

Grimeri Mario Dedivanovic njihet si emri që qëndron pothuajse çdo herë pranë Kim Kardashian, shkruan lajmi.net.

Mario, së fundi përmes një postimi në Instagram, ka rrëfyer diçka nga e kaluara e tij, e cila përmban mesazh frymëzues për fëmijët.

“Kërkesë e veçantë për të gjithë ju që riktheheni në shkolla në ditët në vazhdim: nëse shihni dikë që ka vështirësi të bëjë miq ose po e tallin sepse nuk ka aq shumë shokë ose sepse është i turpshëm ose jo dhe aq i bukur ose nuk ka veshur rrobat më “in”- ju lutem dilni në krahë. Përshëndeteni ose të paktën  buzëqeshni nëpër korridore. Asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë ai person mund të jetë duke kaluar jashtë shkollës. Mirësjellja jote mund të bëjë një diferencë të madhe në jetën e dikujt”, shkruan në fotografinë që e postoi grimeri.

Ndërsa, postimit ia shtoi fjalët “Kur isha në shkollë fillore (klasa e dytë apo e tretë) kishte disa fëmijë që tallnin një vajzë të vogël nga Kina që nuk fliste anglisht dhe i hidhnin gjëra gjatë drekës ndërkohë që ajo ulej vetëm. Ajo thjesht ulte kokën. Fillova të ulesha me të gjatë drekës dhe të flisja dhe ata ndaluan së hedhuri gjëra. Në fund të ditës, dilja nga shkolla me të. Madje mbaj mend që ia lidhja flokët ndonjëherë sepse i binin në sy. Në ditën e fundit të shkollës, mamaja ose gjyshja e saj më dha një lodër të vogël. Ajo nuk fliste anglsht, por nuk ishte nevoja. Mirësjellja është një gjuhë universale.”

Me këtë postim, Mario nxit të rinjtë që të rrinë larg dukurisë së bulizmit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *