Mesazhi prekës i Ramë Lahajt pranë fotos me nënën

Mesazhi prekës i Ramë Lahajt pranë fotos me nënën

Ramë Lahaj ka emocionuar të gjithë me postimin e fundit.

Ramë Lahaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq pranë nënës së tij, shkruan lajmi.net.

Tenori, këtë fotografi e ka shkrepur nga pushimet, në të cilat po e shoqëron nëna e tij. Pranë kësaj fotografie, ai ka shkruar një mesazh emocionues.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I LAHAJT, PA NDËRHYRJE:

“Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymen, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekond duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë.
Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe!”.

Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar, Ramë Lahaj ka mbajtur koncert në qendër të Prishtinës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *