Vdes fotografi i ‘VIP-ave’

Vdes fotografi i ‘VIP-ave’

Ka ndërruar jetë fotografi i njohur.

Fotografi shumë i njohur i VIP-ave, Peter Lindbergh, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Kjo ka ndodhur ditën e djeshme, mirëpo vetëm pak më parë u njoftua nga familjarët për lajmin e hidhur, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së fotografit, ndërkohë të shumtë janë personat që kanë shprehur ngushëllimet e tyre në komente, transmeton lapsi.

Fotografi gjerman është cilësuar si një ndër artistët më kontemporanë dhe influencues në imazhet kinematografike dhe fotot e modës. Në tetor të vitit 2017, ai fotografoi dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për kopertinën e revistës “Vanity Fair”.

Më herët, ai ka cituar një shprehje që do të mbahet mend gjatë:

“Kjo duhet të jetë përgjegjësia e një fotografi në ditët e sotme: të çlirojë femrat dhe më në fund dhe çdo presion tjetër nga ‘terrori’ për tu dukur i ri dhe perfekt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *