Rita Ora: Në një lidhje bie shumë thellë në dashuri

Rita Ora: Në një lidhje bie shumë thellë në dashuri

Rita Ora e pranon se dashuron shumë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, gjatë një interviste të fundit për revistën “Marie Claire”, ka folur lidhur me jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se kur dashurohet, bie thellë mirëpo për momentin dashuria nuk është ‘prioriteti’i saj tani.

“Njerëzit preferojnë të dinë për jetën time personale dhe unë e pranoj një gjë të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se do të jetë edhe për ca kohë. Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjatë gjithë kohës. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter: Përpiqu të mos biesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë! Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”, ka thënë Rita gjatë intervistës së sinqertë.

Kujtojmë se lidhja e saj e fundit publike ishte me Andrew Garfield pas ndarjes nga Andrew Watt./Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *