Pas paralajmërimeve të shumta Ardian Bujupi ka sjellur albumin ‘Rahat’.
Ardian Bujupi mund të themi se kishte një verë goxha të suksesshme në aspektin e këngëve të realizuara ku padyshim dueti me Elvanën është nga më të pëqlyerat, shkruan lajmi.net.
Këngëtari krahas angazhimeve të shumta në koncerte dhe projekte tani ka publikuar edhe albumin e tij të ri muzikor por të cilin mund ta dëgjojnë vetëm ata që kanë qasje në platformën Spotify.
Albumi i artistit shqiptar titullohet ‘Rahat’ dhe ndër këngët që përmban është edhe ajo e fundit ‘Casino’ të cilën mund ta gjeni edhe në platformën e Youtube. /Lajmi.net/