Duket se ka të reja nga Fero pas daljes nga “On Records”.
Fero ka pak kohë që ka përfunduar kontratën me kompaninë “On Records”, në të cilën ishte që nga fillimi i karrierës së tij, shkruan lajmi.net.
Pas daljes nga ky label, reperi ka paralajmëruar disa projekte të reja muzikore, por duket se kjo nuk është e vetmja.
Përmes një postimi, ai ka lënë të kuptohet se po hap edhe një label të ri, emri i të cilit mund të jetë “Gang Gang Records”.
“Gang Gang Records? Label i ri?”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se “Ride or Die” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fero, të cilës ia shoqëroi edhe klipin. /Lajmi.net/