Fjolla Morina ka emocionuar me dedikimin që i bëri të dashurit të ndjerë.
Fjolla Morina është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi buzë detit, në të cilën bëri një dedikim për dikë shumë të rëndësishëm për të.
Në përvjetorin e dytë, Fjolla i ka bërë dedikim prekës të dashurit të ndjerë.
“Pranvera të humbi ty, jo ti pranverën. S’do të them kurrë lamtumirë XH”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Kujtojmë se “Nace Nace” titullohet projekti i fundit nga Fjolla Morina, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/