Këto fotografi nuk do i pëlqejnë fare këngëtarit.
Këngëtari me famë botërore, Juatin Bieber, është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të shoubiz-it, gjithçka prej të cilit përbën kuriozitet të madh për publikun, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Paparacët nuk e çojnë dëm mundësinë ta fotografojnë Justin-in në çdo cep që del, për të na mbajtur të informuar me gjithçka që bën këngëtari.
Mirëpo, me fotot e fundit sinqerisht na e shpifi!
Mirë që ka kruar hundët për shumë gjatë, por e ka bërë këtë veprim në sy të partneres së tij, Hailey-t!
Çifti ishte duke udhëtuar me makinën e tyre Lamborghini ngjyrë rozë rrugëve të Los Angeles-it dhe teksa Justin merrej me procesin e pastrimit të hundës, Hailey thjesht e shihte.