Portieri i Çekisë, Tomas Vaclik, edhe pse nuk ka njohuri për Kosovën, e di se në ‘Fadil Vokrri’ i pret një atmosferë e jashtëzakonshme.
Ekipi i Çekisë sot në mëngjes ka udhëtuar drejt Prishtinës, një ditë para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë, luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 15:00.
“E tëra që di është se kanë një stadium me pistë atletike”, ka deklaruar Vaclik, përcjell lajmi.net.
“Biletat e stadiumit 14 mijë ulëse do të shiten”.
“Ne do të shkojmë në një mjedis të stuhishëm. Kosovarët nuk e fshehin se ndeshja kundër nesh është thelbësore dhe ata duhet të fitojnë”
“Vetëm se ata i shkojnë Anglisë menjëherë pas ndeshjes”./Lajmi.net/