Theo Hernandez synon të rikthehet nga lëndimi, për të regjistruar debutimin me Milan.
Ylli i Milan, i cili iu bashkua skuadrës gjatë kësaj vere, nga Real Madrid, Theo Hernandez, ka shprehur dëshirën e tij për rikthimin në derbin lokal të Milanos.
Anësori është gati që të kthehet nga lëndimi. Ai vështirë se do të kap ndeshjen kundër Veronës se Amir Rrahmanit, por me çdo kusht synon rikthimin tek Inter.
“Tani jam shumë mirë. Po punoj fortë që të kthehem më i fortë se më herët dhe të luaj sa më parë që të jetë e mundur” ka thënë ylli i Milan për ‘Sportmediaset’, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj të jem i gatshëm për javën tjetër, por mbetet të shihet nëse mjekët japin dritën e gjelbër. Dua që të luaj në derbin kundër Inter. Jam i sigurt që do të fitojmë” ka thënë tutje Theo.
Lojtari kishte pësuar një dëmtim akoma pa filluar sezoni dhe akoma nuk është paraqitur në Serie A me skuadrën nga ‘San Siro’. /Lajmi.net/