Në dasmën e çiftit të njohur, Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, ceremonia e prerjes së tortës u shoqërua me një befasi.
Blero kishte përgatitur një këngë dedikim për Afronën të cilën e këndoi pas prerjes së tortës. Momente shumë emocionues për çiftin.
Buzë detit dhe në mesin e familjarëve e shoqërisë së tyre, Blero dhe Afrona i thanë “Po” njëri-tjetrit.
Dasma e Bleros dhe Afronës u mbajt në Shëngjin. Për argëtimin e mysafirëve janë përkujdesur Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë.