Kim Kardashian bombastike në Emmys, por audienca e perqeshë me të dalë në skenë

Kim Kardashian bombastike në Emmys, por audienca e perqeshë me të dalë në skenë

Audienca e Emmy Awards kanë qeshur me prezantimin e Kim Kardahsian dhe motrën e saj Kendall.

Dyshja e famshme kanë qenë të pranishme në Emmy Awards, si gjithmonë me shumë stil dhe me veshje që ka marrë vëmendjen.

Por, sip duket ky nuk ishte aspak vendi ku ato respektoheshin si yje, shkruan Gazeta Express.

Në ceremoninë e Emmy, ku vlerësohet puna e artistëve të vërtetë, të famshmet e reality-shout televiziv ‘Keeping up with the Kardashians’ nuk e kishin vendin.

Kim dhe Kendall kishin dalur në skenë për të prezantuar çmimin pikërisht për reality-show, por gjatë prezantimit, në sallë shpërthyen të qeshurat.

Kjo pasi që Kim tha se, si pjesë e një shou të llojit të këtillë, ajo e di se sa e vështirë është që njerëzit realë të tregojë ngjarje të vërteta rreth jetës së tyre, pa ndërhyrje.

Kjo audioencës iu duke si ironi, pasi që mendohet se ‘Keeping up with the Kardashians’ është një shou totalisht me skriptë dhe çdo gjë që ndodh kalkulohet.

/Gazeta Lajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *