Artisti italian krijon art të pazakontë 3D

Artisti italian krijon art të pazakontë 3D

Luce figurat artistike i krijon me anë të makijazhit

Luca Luce është një 41 vjeçar nga Milano e Italisë, artist me përvojë i makijazhit, i cili është angazhuar në krijime artistike në shumë shfaqje të suksesshme televizive në Itali, shkruan rtv21.tv

Por ky artist, veç dizajnëve me makijazh, arriti të krijojë diçka për që thotë se është pikturë 3D e punuar me makijazh, formë kjo arti e pikturimit në trup, që aplikohet në fytyrë, kokë e pëllëmbe të duarve, për të krijuar iluzione optike si të Pikasos.

Në këtë video të cilën Luce e postoi në Instagram, duket sikur shpon hundën me laps, sikur kapsit syrin e tretë e shumë imazhe të tjera.

View this post on Instagram

My #Crazy #illusion 3D 🤪😉 [ Tag a Friend ] 👍🏻

A post shared by LUCA LUCE (@lucaluceartgallery_makeup) on

Për këtë, artisti Luce ka një qëllim. Ai në një deklaratë ka thënë se me këtë art ka filluar të merret para disa vitesh, ka hulumtuar në internet dhe ka parë se nuk kishte artist që praktikonte një art të tillë. Pra, qëllimi i tij ishte që të zbulonte para botës diçka që se kishte bërë akoma njeri./21Media

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *