Ajo ka qenë e zënë gjatë gjithë javës duke promovuar koleksionin e saj të ri Escada në kryeqytetin francez, Paris, përcjellë GazetaBlic.
Rita Ora, e veshur kokë më këmbë me të kuqe, u shfaq në ekspozitën e pop-up Escada në Paris për të festuar bashkëpunimin e saj të fundit me markën gjermane.
Ndjekur me një çantë me zemër të kuqe me mbishkrimin e këngëtares, ku ajo zgjodhi shoqatën “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të çantës për Kosovën, vendin e saj të lindjes.

“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita Ora./GazetaBlic
