Justin dhe Hailey Bieber kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë të hënën mbrëma në Montage Palmetto Bluffs në Karolinën e Jugut, përcjellë GazetaBlic.
Tashmë çifti ka publikuar dhe fotografi bardhë e zi nga dasma e tyre, ndërsa kanë ekspozuar dhe unazat nga dasma e tyre të cilat kapin shifrën afro 750 mijë dollarë.
Hailey përputhej në mënyrë të përkryer me unazën e saj të fejesës prej 500 mijë dollarësh e cila besohet të jetë nga marka Tiffany & Co, ndërsa Justin Bieber me një unazë pesë karatësh në vlerë 123 mijë dollarë.
Por, kjo nuk ishte e vetmja pjesë e bizhuterive për yllin e popit, pasi dhëmbët e tij ishin veshur me diamant në vlerë 25 mijë dollarë.
Këngëtari gjithashtu ekspozoi orën e tij të re prej 100 mijë dollarëve, Audemars Piguet, të cilën e bëri publike për ndjekësit e tij një ditë para dasmës.
/Gazeta Blic/