“Djajtë” në krizë totale, Man.United 100 mln euro për dy lojtarë

“Djajtë” në krizë totale, Man.United 100 mln euro për dy lojtarë

Ky sezon i Man.United po shkon drejtë dështimit total. 9 pikë në 7 javë kampionat, vendi i 10-të në tabelën e klasifikimit, janë shifra të cilat konfirmojnë krizën që po përjetojnë “djajtë e kuq”. Kjo është një situatë më të cilën nuk janë mësuar tifozët e United, kërkohet një ndryshim i menjëhershëm për të ndryshuar gjendjen, në të kundërt ky pritet të jetë sezoni i radhës pa trofe dhe pa Champions League.

Sean
Sean

Sipas “Daily Star”, drejtuesit e Man.United kanë gati një plan të “çmendur” financiar për të investuar gjatë merkatos së janarit: 100 milion euro për dy lojtarë. Sipas të përditshmes britanike, United ka piketuar dy futbollistët ku do të investojnë në merkato, bëhet fjalë për Sean Longstaff, mesfushori i Newcastle dhe Moussa Dembele, sulmues i Lion.

Dembele
Dembele

Të dy lojtarët mund ti kushtojnë United mbi 100 milion euro por kjo shifër nuk do të ishte një problem, në një kohë kur në merkaton e verës u kujdesën vetëm për të larguar të dëshiruarit. Vetë trajneri Solskjaer ka shprehur publikisht dëshirën për të pasur në skuadër një sulmues, pasi këtë në 7 javë kampionat kanë shënuar vetëm 9 gola.
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *