E dimë se mjalti ka shumë antioksidantë dhe është plot me përfitime shëndetësore, por ky ëmbëltues natyral nuk është për foshnjat nën një vjeç.
Mjalti është një rrezik për foshnjat për shkak të disa llojeve të caktuara të baktereve, që bien brenda tij. Pra mjalti përbën një rrezik për sistemin tretës të fëmijës, sepse sistemi tretës i tij nuk është aq i fortë sa të mbrojë nga bakteret.
Simptomat tipike nga ky produkt janë letargjia, kapsllëku, ulje e tonit të muskujve.
/dritare.net