Deçan, 4 shtator – Në fshatin turistik të Deçanit, Belle, nesër festohet “Dita e Gështenjave”, një festë tashmë tradicionale në këtë anë të Kosovës ku ajo rritet.
Sipas njoftimit nga Komuna e Deçanit, manifestimi do të nisë nga ora dhjetë e mëngjesit. Ndër të tjera do të mbahet një orë letrare me moton ,,Madhështia e Gështenjës Deçanase’’, si dhe do të ketë ekspozitë, ushqime tradicionale, pjekja dhe servimi i gështenjave dhe aktivitete të tjera.
Meqë nesër është dita e heshtjes pas fushatës dhjetëditore, pritet edhe pjesëmarrja e zyrtarëve nga kjo komunë dhe më gjerë.