Promovimi i librit “PËRTEJ DASHURISË” nga Rrezearta Samiu!

Promovimi i librit “PËRTEJ DASHURISË” nga Rrezearta Samiu!

Në sallën e kuvendit komunal të Komunës së Tetovës sonte u mbajt promovimi i dytë i poeteshës më të re në moshë, në rrethin e Pollogut , zonjushës Rrezearta Samiu. Vepra e quajtur “Përtej dashurisë” ku dhe sipas fjalëve nga njerëzit dashuria është ajo qe njeriun e mban në jetë!

Rrezearta përpos talentit që ka për pikturë, ku dhe në këtë drejtim ka pasur dhe tri ekspozitat e saja kolektive  ajo madje  ka dhe aftësi për të shkruar ku dhe tashmë kemi në treg librin e saj me poezi “Përtej dashurisë”.

Artin mundet që ta paraqes  përmes shkrimit e pikturimit!

Ku në cdo lloj aktiviteti të llojllojshëm që është mbajtur brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë ajo ka mundur që t ë shfaq talentin e saj.

Bëjmë të ditur se dhe mbrëmja e sontshme ishte e organizuar në mënyë aq të bukur dhe perfekte ku porpos familjes, shoqerisë së Rrezeartës  ishte e pranishme dhe kryetarja e komunës së Tetovës, zonja Teuta Arifi të cilës i’u dha fjala përshendetëse  , njëkohësisht ishin të pranishëm  punëdhënës të sektorëve të arsimit të komunës së Tetovës dhe Gostivarit! Drejtoresha e shkollës se mjekësisë “Nikolla Shtejn” ku dhe Rrezearta ndjek mësimet mu në këte shkollë. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum” ku dhe Rrezearta është pjesë e aktiviteteve të tyre , kryetarja e shoqatës zonja Behare Neziri e cila ishte edhe recenzentja e librit të Rrezeartës dhe zotëri Rami Kamberi redaktor i këtij libri.

 

 

 

 

 

Na u shtofshin te rinjtë   si Rrezearta!

/G.A/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *