
Mësimdhënja, profesioni më i shenjtë në jetë.
Thonë që vetë jeta është një mësuese e zonja, kjo i përket pjesës teorike, por për sa i përket mësimit bazë, edukimit e arsimimit thelbësor, këtu hyjnë prindërit para së gjithash, e veçanërisht mësuesët e mësueset.
Sot, më 5 Tetor 1994, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë shpalli këtë datë si ditën e mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e rekomandimit në lidhje me statusin dhe profesionin e mësuesit, miratuar nga ana e ILO/UNESCO në Paris, më 5 Tetor 1966.
“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” – thotë Malala Yosafzai, andaj gëzuar për ju pishtarë që dhatë shumë për ne. Gëzofshi sot e përjetë!