Elegji për qenin – Dritëro Agolli

Elegji për qenin – Dritëro Agolli

Elegji për qenin

Më dhimbsesh qen i vogël! S’pate fat,
të ktheheshe në oborrin e shtëpisë…
U shtrive i përgjakur mbi asfalt,
nga një makinë e egër e pashpirt.
E ç’deshe ti që dole shpejt e shpejt,
në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret,
dhe jo pastaj një qen qyqar të mjerë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *