Rita Ora është një nga artistet femra më të njohura në botë. Ajo po korr sukses të jashtëzakonshëm dhe kjo falë punë se pandalur në muzikë. Këngëtarja shqiptare, sot para një viti është bërë artistja britanike femër me 10 këngët më të mira. Për këtë ajo ka falënderuar fansat, stafin e saj, familjen dhe miqtë.
“Sot një vit më parë “Let You Love Me” më bëri artisten femër britanike me 10 këngët më të mira !!! Shumë mirënjohëse dhe e lumtur që kam pasur aq shumë mbështetje nga fansat e mi, ekipi dhe familja që më ndihmuan të bëj histori. Nuk do të mund të bëja pa ju !!! Shumë gjëra të tjera po vijnë”, shkruan Rita Ora në Instagram./E.B-dritare.net