“Threedots” është padyshim ndër labelat më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, ndërsa Klajdi e Bruno janë ndër anëtarët më aktivë.
Janë dy anëtarët e këtij grupi, Bruno dhe Klajdi Haruni që së bashku kanë sjell një version shumë të veçantë të këngës së vjetër “Oj lulije”, këngë kjo kryesisht e kënduar në dasma.
Kënga, e cila është publikuar vetëm në versionin audio ka vetëm pak orë që kur u bë publike, por arriti që në një kohë rekord të shpërndahet në rrjete sociale.
Kësaj kënge Klajdi e Bruno do t’i realizojnë edhe videoklipin, për të cilin kanë kërkuar edhe ndihmë.
“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në instagramet tona personale”, thuhet në përshkrimin e videos së ‘Oj lulije’ në kanalin “Youtube”
E kjo tashmë ka filluar të realizohet edhe nga fytyrat publike.
Kanë qenë Morena Taraku dhe dizenjatorja Blerina Kllokoqi Rugova, të cilat kanë realizuar një video interesante në veturë, e cila pritet t’i bashkangjitet edhe videos finale.
Veçantia tjetër e këtij projekti është edhe minutazha e shkurtë, gjë për të cilën janë ankuar edhe komentuesit në video.
Nuk dihet nëse me video kënga ‘Oj lulije’ do të publikohet më e gjatë pasi versioni audio është vetëm 1:22 minuta./GazetaExpress/