Ç’ta bëj, si ta mbroj këtë shpirt të ngrënë nga përdorimi? Ky kurm që e barti çdo ditë,
bregore e lartë pikëllimi.
Sa trupa, sa trajta braktisi
ky shpirt i pangushëllim?
Mos ndoshta udhën që nisi
e ngryska në kurmin tim?
Dua t’ia di të gjitha udhët,
bujtinat, sfilitë ndër shtresat.
Ç’më solli nga kohë e mugët
dhe cilat reminishenca?
Që ditën kur kurmin ma veshi
si rrobë dhe mu ngul në ashtnor,
ky shpirt m’i kalli gjithë pengjet
e fatit të lashtë njerëzor.