Buzëqeshja është një lloj barne!

Buzëqeshja është një lloj barne!

Njeri. Pikërisht ti që po e lexon këtë.

Me shumë përzemërsi po të drejtohem ty,…ty që je në ndonjë cep të dhomës së ndenjes duke parë zjarrin, ty që je i shtrirë në dhomën e ndonjë spitali, apo ty që je në ndonjë festë kushedi çfarë. Sidoqoftë.

Të gjithë ne kridhemi në mendime të tepërta, sa do të mos vërehemi faktikisht. Mendojmë, rikujtojmë, planifikojmë, shpresojmë e stresohemi. Janë po këto nuanca të ndryshme mendimesh që na lodhin, na lodhin shumë.

E di pse na lodhin? Jemi shpresërritës dhe papritmas mendojmë diçka negative, pa vetëdije ose me vetëdije. Ose për shembull, mendojmë negativisht, dhe negatives i rrisim sasinë, me versione të ndryshme mendimesh. Po kjo?

Atëherë, unë do thoja mjaft. Stresi rutinor, lodhja dhe mendimet e kanë rrënuar lumturinë e shumë prej nesh. Veçanërisht adoleshentët. Të vrenjtur si qielli gri.

Të buzëqeshësh mund të duket si diçka shumë e rëndomtë, por edhe të mërzitesh është tillë,…shumë e zakonshme.

Buzëqeshni pa masë! Buzëqeshni edhe sikur të mendoni se nuk mundeni. Jini ai që doni të keni.

Buzëqeshja shëron shumë,…sidomos gjendjen aktuale. Të përmirëson. Shpirti çlirohet dhe prej tij del drita, e imagjino sa lumturi fal një buzëqeshje, sa vetëbesim e optimizëm. Ti fiton forcë dhe je në gjendje të përqafosh ditën. Dhe pse të mos ta bësh këtë çdo ditë?

Thuaji boll mërzisë. Buzëqesh si një fëmijë dhe gëzohu! …Është shërim, më beso./G.A-Bonzo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *