Loredana Zefi konfirmon: Po, unë dhe Mozzik jemi ndarë!
Këngëtarja Loredana Zefi, përmes një postimi në Instagram, ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj, Mozzik.
Ajo shkruan se tani në vazhdim do të jetë një nënë beqare dhe ndoshta në të ardhmen do ta gjejnë përsëri njëri-tjetrin.
“Për të gjithë fansat e mi! Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes si në jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashtu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë so të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. Tani e tutje jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”, shkruan Loredana./E.B-dritare.net