Një e diel e zakonshme, si ta bëjmë më të bukur atë?

Një e diel e zakonshme, si ta bëjmë më të bukur atë?

Të dielat kanë qenë të destinuara të quhen “Ditë kushtuar familjes”, të ndash kohë me ta, duke udhëtuar dikund, duke vizituar male, duke ngrënë drekën së bashku, apo duke u marrë me aktivitete të lira. Epo jo gjithkush i ka këto mundësira.

Për shembull, kemi familje të mbuluara nga skamja, familje të cilat rrallë herë shohin gëzime. Pra, si ta zbukurojmë këtë të dielë tonën? Pse të mos ta bëjmë, e diela e përbashkët? Lumturohesh ti, lumturohem dhe unë.

Atëherë, ja ku keni ca këshilla për të kaluar një të dielë sa më të këndshme e të mbushur me forcë pozitive për të hënën që vjen jo shumë e dëshiruar.

Keni libra të cilët nuk i lexoni prej vitesh? Bëjini dhuratë njërin prej tyre dikujt që nuk e ka mundësinë ta blejë atë.

Një kopsht përplot  lule? Bëni një buqetë. Është fort e lehtë. Shkoni për vizitë tek ndonjë i njohur dhe gëzojeni pa masë, Do gëzoheshit ju?

Një kuti biskotash në sirtar? Bëjeni gati  çajin dhe ftoni një mike, largojuni rutinës dhe buzëqeshni, gëzohuni dhe takoheni. Njerëzit nuk përkujdesen për njëri – tjetrin vetëm nëpërmes rrjeteve sociale, celularëve e fotografive…mbase një fjalë ndikon shumë, por mirëqënia e përbashkët rritet më shumë atëherë kur edhe marëdhëniet e drejtpërdrejta zhvillohen.

Urojmë që shumë ide të tjera të vijnë pasi ta keni lexuar këtë.

Për njëri tjetrin. Javë të mbarë! /G.A-bonzo    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *