Horoskopi javor nga 14. tetor deri 20. tetor 2019

Horoskopi javor nga 14. tetor deri 20. tetor 2019

DASHI21. mars – 20. prill

Rutina do jete armiku me i madh i jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave. Mundohuni qe ta kaloni atë qe ditët e para ne mënyrë qe me pas te merrni fryme lirisht dhe te ndiheni te lumtur pranë partnerit. Beqaret ka mundësi te realizojnë nga mesi i javës një takim misterioz ne një vend te çuditshëm. Për ta ka për te filluar një periudhe romaneske. Buxhetin me pak përkujdes mundet edhe ta përmirësoni. Shmangni vetëm shpenzimet për gjera qejfi. Shëndeti do mbetet i mire gjate gjithë kohës, pasi ne çdo moment do përkujdeseni për gjithçka. Ne pune duhet te tregoheni me diplomate dhe te kujdesshëm. Kolegeve mos ju besoni shume. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Venusi do ketë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do dashuroheni me pasion me partnerin dhe emocionet kane për te qene te forta. Beqaret do takojnë një person për te cilin menjëherë do ju rrahe zemra fort. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Ne planin financiar do ju mungoje tërësisht realizmi dhe ka rrezik te hidhni hapa te gabuara. Ne rastin me te keq kërkoni ndihme nga specialistet. Shëndeti do jete goxha delikat ditët e para, por me shume përkujdes dhe vëmendje nga ana juaj gjendja do përmirësohet. Ne planin financiar do keni sukses te garantuar edhe pa u sforcuar shume. Familjes duhet t’i përkushtoheni akoma me tepër.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave duhet ta lini veten sa me te lire ju te dashuruarit pasi çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Planetët do jene ata qe do përkujdesen edhe për detajet me te vogla. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë lidhje me te parin qe do i joshe, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur me mire. Gjendja financiare do jete e renduar për shkak te borxheve te shumta qe keni marre kohet e fundit. Kërkoni ndihme nga te afërmit derisa te stabilizohet disi situata. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak sepse nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do ecni me llogari dhe nuk do ju dalin aspak te papritura. Ne familje duhet te jeni me prezente.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë jave nuk do bazoheni tek fati, por do bëni te pamundurën qe te kaloni dite sa me pozitive ju te dashuruarit. Do përgatisni here pas here surpriza dhe deri ne fundjave lidhja do jete bere edhe me e forte. Për beqaret gjithashtu do jete një periudhe me e bukur dhe e mbushur me takime interesante. Vazhdimësia do varet nga dëshira e tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën dhe nuk duhet te shpenzoni pa u menduar. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Madje edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me ne forme këtë jave. Ne pune ka ardhur koha te hidhni disa hapa me rëndësi te madhe. Pritet te vije një periudhe e begate. Ne familje mos u tregoni autoritare.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Kjo jave do jete e mbushur me ndryshime te papritura te humorit dhe situatave. Ne disa momente do debatoni ashpër dhe pas disa minutash gjithçka do ndryshoje. Beqaret do kenë një periudhe te begate. Shume nga ëndrrat e tyre me te bukura do mund te realizohen. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse po filluan problemet nuk do arrini dot t’i stabilizoni shpejt. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por mund te themi se do jete kryesisht i qëndrueshëm. Shqetësime serioze nuk do ketë dhe kjo është me e rëndësishmja. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe do i arrini te gjitha qëllimet qe do i vendosni vetes. Ambienti ne familje do jete i ngrohte.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave ka mundësi qe t’iu dalin disa probleme te vogla ju te dashuruarve. Do jeni kokëfortë ne disa gjera dhe nuk do pranoni te bëni atë qe është me e mira. Beqaret me ne fund do realizojnë ëndrrat e tyre me te bukura dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kane dëshiruar. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nen kontroll dhe duhet te filloni te kurseni nga pak ditët e para, pasi ne fundjave do ju duhet te bëni patjetër disa shpenzime për gjera te domosdoshme. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ne pune do jeni te matur dhe te vendosur për t’ia dale. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do kaloje një periudhe disi te vështirë gjate kësaj jave. Do keni mendime te ndryshme lidhur mbi një teme te caktuar dhe kjo mund te sjelle debate. Beqaret duhet te jene me te duruar dhe kane për ta pare qe ne ditët e fundit te javës do gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do kryeni asnjë lloj shpenzimi te pamenduar me kujdes. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa tronditje te vogla, por ne përgjithësi do jete i mire. Ne pune duhet te veproni me kujdes. Po bëtë zgjedhjet e duhura keni për te pasur shume sukses, ne te kundërt do humbisni. Ne familje do keni disa debate te vogla.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete me e privilegjuar se kurrë ndonjëherë me pare këtë jave. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë dhe duhet t’ia lënë gjerat kohës. Shume shpejt do ketë ndryshime edhe ne jetën e tyre. Financat do jene si zakonisht ditët e para, ndërkohë qe ne fundjave do ketë disa përmirësime për shkak te marrjes se një shpërblimi. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Madje edhe ata qe kane pasur disa shqetësime te vogla do ndihen me te qete. Ne pune do filloni disa projekte gjigande kështu qe duhet te përkushtoheni akoma me tepër. Po arritët t’i përfundoni me sukses mund te keni edhe ngritje ne detyre. Ne familje nuk do ketë probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do keni shume dyshime për partnerin ju te dashuruarit dhe nuk do arrini dot te dashuroheni ashtu siç do kishit dashur. Sqarojini sa me pare ato ne mënyrë qe te qetësoheni edhe vete. Sido qe te jete puna me mire te mësoni te vërtetën. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe me pas le te bëjnë disa përzgjedhje. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Për shëndet edhe me te mire duhet te merrni me shume vitamina e proteina. Mos harroni as te pini çaj ne ditët me te freskëta. Ne pune jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Mund te dalin pengesa dhe vonesa. Gjithsesi ju nuk duhet te dorëzoheni. Me familjaret do ja kaloni mire.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ju qe jeni ne një lidhje do ju duket sikur nuk e keni shfrytëzuar sa duhet kohen se bashku dhe këtë jave do mundoheni te bëni gjera te jashtëzakonshme. Beqaret do jene me shume fat dhe mund te fillojnë një lidhje interesante. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare dhe keni për t’u ndier te plotësuar. Me financat tregohuni sa me realiste dhe shpenzoni me maturi. Po bëtë gabime gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit. Për shëndetin duhet te kujdeseni pak me tepër. Kujdes edhe me ushqimet qe do konsumoni. Ne pune vërtet do lodheni pak, por keni për t’i arritur me shpejt qëllimet qe i kishit vene vetes. Do ndiheni krenare dhe gati për te ndërmarrë edhe sfida te reja. Jeta familjare do jete harmonike.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Rutina e përditshme do ju rendoje pafund gjate kësaj jave dhe kjo gjë mund te preke disi edhe ecurinë e lidhjes tuaj. Mund te acaroheni për gjithçka dhe do debatoni me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës. Ditët e tjera do vazhdojnë rutinën. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithë përkudjesi i kohëve te fundit do shpërblehet këtë periudhe. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e kënaqshme. Po praktikuat not ose yoga do ndiheni edhe me ne forme. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi ne vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Me familjaret do kaloni vetëm çaste pozitive.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Mundohuni qe te mos qëndroni asnjë moment ne heshtje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje. Nëse ju dalin problemet diskutojini hapur ato me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do i zgjidhni shpejt. Beqaret do jene te drejtpërdrejte dhe ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet dhe kjo për fajin tuaj. Po nuk hoqët dore nga duhani, alkooli apo qetësuesit keni për te vuajtur edhe me tepër. Ne pune nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ne fund do ja dilni. Jeta familjare do jete e qete.

/Horoskopi Shqip/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *