Lyerja e buzëve me të kuq mund të duket si diçka e lezetshme dhe shumë argëtuese. Ju madje mund të bëni edhe një foto ose dy për të vulosur atë kujtim përgjithmonë. Por kini kujdes kur i lini të luajnë fëmijët me buzëkuq herë tjetër. Një studim i fundit thotë se mijëra fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë shkuar në urgjencë për shkak të dëmtimeve që lidhen me produktet kozmetike .
Studimi i kryer për një periudheë 15 vjeçare zbuloi se 28.3% e lëndimeve janë shkaktuar nga produktet e thonjve, 27% për flokët, 25% nga produktet e lëkurës dhe 12.7% nga produktet aromatike. Dhe të gjitha këto janë produkte të cilat i përdorim rregullisht. Fëmijët nën moshën 2 vjeçare u zbulua se ishin më të prekurit (59.3%), me helmim nga këto produkte.
Mos lejoni që fëmijët tuaj të luajnë me produkte kozmetike: Disa produkte të kujdesit personal dhe pastrimit si sapunët dhe pastruesit përmbajnë boraks në to. Borax dihet se rrit rrezikun e infertilitetit, shkatërrimit të veshkave, problemeve të tretjes, lëkurës, syve dhe të frymëmarrjes. Nëse thithet ose gëlltitet, mund të shkaktojë helmim serioz ose shkatërrim të organeve . Eksperimentimi me bukurinë dhe produktet e kujdesit personal tek prindi mund të duket tërheqës për fëmijët e vegjël. Produktet e kujdesit personal shpesh prodhohen në shishe tërheqëse, paketim dhe ngjyra të bukura. Fëmijët shpesh janë kuriozë të shohin se çfarë ka brenda këtyre paketimeve dhe mundësisht të lyhen me to, apo akoma më keq t’i fusin në gojë.
Fëmijët nuk mund të lexojnë, nuk dinë se çfarë ka brenda secilit produkt ose pse përdoret. Nëse shohin diçka shumëngjyrëshe ose tërheqëse, diçka që duket dhe ka erë të mirë, instinkti i parë i tyre mund të jetë ta fusin në gojën e tyre. Ata nuk e dinë se ky produkt mund të jetë për t’u vendosur në thonj. Në raste të tilla,marrja e masave paraprake është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët tuaj nga dëmtimet që lidhen me kozmetikën, marrja e masave paraprake është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët tuaj nga dëmtimet që lidhen me kozmetikën tyre./’PËR NËNAT/Living