Gjithmonë ‘single’, këto vajzat shqiptare nuk na e kanë treguar asnjëherë partnerin!

Gjithmonë ‘single’, këto vajzat shqiptare nuk na e kanë treguar asnjëherë partnerin!

Prej një jete në ekran: të bukura, të suksesshme, shpeshherë në qendër të vëmendjes. Gjithmonë ka pasur një kuriozitet për të mësuar më shumë rreth jetës së tyre, por ato nuk kanë dashur që lajmet të përfshnin edhe jetën e tyre private. Ato kanë preferuar që romancat e dashurisë t’i mbajnë vetëm në zemër, ose t’i ndajnë me njerëzit e tyre më të afërt. Për këto vajza të famshme që gjithmonë i kemi ditur “single” shkruajmë tash. Me siguri, ato kanë ose kanë pasur dikë në jetën e tyre, por çështjet e dashurisë kanë zgjedhur t’i shijojnë pa dritën e famës:

Agnesa Vuthaj!

Për Agnesa Vuthajn mund të jetë shkruar për ndonjë histori dashurie, por ajo nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Agnesa është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, por me siguri fokusi i saj për momentin është karriera. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ajo është beqare, thjesht dhe vetëm sepse lidhja nuk i dihet publikisht. Agnesa është treguar shumë hermetike, kur ka ardhur puna për të treguar për jetën e saj private.

Albana Osmani!

E çiltër, e qeshur dhe mjaft transparante sa i përket karrierës televizive dhe projekteve të saj të bamirësisë. Mirëpo, kur vjen puna tek jeta personale, Albana Osmani tregohet shumë diskrete. Ajo asnjëherë nuk ka konfirmuar një lidhje dashurie, edhe pse portalet mund të kenë shkruar ndonjë dyshim të tyrin.

Eranda Libohova!

Prej një jete në skenë, Eranda Libohova është një ndër artistet më të mira të skenës shqiptare. Mirëpo, kur vjen puna tek jeta private, edhe ajo ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos tregojë se çfarë ndodh në zemrën e saj.

Fjodora Fjora!

Edhe Fjodora Fjora e ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ajo ka birësuar një djalë, emri i cilit është Alteo dhe me sa duket ky është fokusi i saj dhe lumturia e gazetares së njohur.

 

 

 

 

 

Epo, këto janë çështje zemre, që disa njerëz zgjedhin t’i kyçin brenda. Dhe mirë bëjnë. Është zgjedhja e tyre. Disa gjëra në jetë janë tejet të shtrenjta, për t’i “reklamuar” kudo. Ato kanë zgjedhur t’i shijojnë në heshtje.

 /classlifestyle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *