I biri humbi jetën në aksident/ Babai i Ergi Dinit: Ende nuk jam bindur se ai nuk është më

I biri humbi jetën në aksident/ Babai i Ergi Dinit: Ende nuk jam bindur se ai nuk është më

Barbana Dini, motra e Ergi Dinit, që humbi jetën në një moshë shumë të re, në një aksident me motor, në ditën e  lindjes së tij, realizoi projektin e fundit të së vëllait, të cilin ai nuk arriti ta publikojë. Ditën e djeshme, Barbana hodhi në treg këngën e shkruar nga vetë Ergi. Të ftuar në Pasdite me Rudinën, ajo së bashku me babain, u shprehën se ata ende nuk e kanë pranuar këtë realitet të hidhur. Dhe shpesh mendojnë se Ergi do të kthehet.

 

“Domethënë çdo ditë na merrte në telefon, na pyeste si jemi se jetonte në Tiranë bashkë me vajzat. Dhe ndoshta ndonjëherë s’jam shumë i bindur që ka ikur, unë mendoj se është në Tiranë. Shpesh më shkon mendja për ta telefonuar, pastaj tërhiqem. Por gjithsesi, Ergi më lidhi me Zotin dashur pa dashur dhe është e vetmja shpresë që unë shpresoj të jetoj pjesën tjetër të jetës me të”, u shpreh babai i Ergit.

Këngëtari humbi jetën në 2016, në moshën 22 vjeçare./L.F-dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *