Princi Harry është emocionuar së tepërmi, teksa ishte duke folur për ndjesinë e të qenit baba, në një konferencë të mbajtur në Londër.
Duka i Sussex, i cili u bë baba në maj të këtij viti, mori pjesë në ndarjen e çmimeve “WellChild”, e cila feston cilësitë frymëzuese të fëmijëve dhe të rinjve të sëmurë rëndë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në videon e publikuar, ai përlotet teksa kujton momentin kur ishte pjesë së bashku me Meghan vitin e kaluar për ndarjen e këtyre çmimeve.
“Vitin e kaluar kur unë dhe gruaja ime morëm pjesë e dinim se po prisnim fëmijën tonë të parë. Më kujtohet… Më falni. Mbaj mend duke shtrënguar dorën e Meghan gjatë gjithë kohës dhe të dy po pyesnim si do të ishte kur të bëheshim prindër. Tani që jam prind e kuptoj edhe më mirë”./tvklan.al