Së fundmi ajo publikoi dhe videoklipin e saj më të ri të titulluar ‘Sicko’ i cili u prit mirë nga publiku.
Gjithashtu kërcimet sensuale të reperes në klip u komentuan gjatë nga fansat e saj.
Kjo përsa i përket sukseseve të saja në muzikë por përsa i përket jetës Tayna është treguar gjithmonë hermetike.
Së fundmi Tayna ka ndarë foto e video nga balada e saj e re, ndërsa në foton e fundit ku shfaqet super seksi me fustanin e kuq, shkruan:
“Fillum tu pi për dashni prap.”
Mirëpo ndër shumë komente në foton e reperes ai që ra në sy ishte komenti i Capital T i cili i shkruan:
‘U ka dashuru’ e shoqëruar me emoji duke qeshur.
E ndërsa Tayna nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje reperit :
“Çfarë po thua?” e shoqëruar me emoji duke qeshur.
Vazhdimisht Tayna ka deklaruar se është single, mirëpo ende nuk dihet me siguri nëse kemi të reja nga jeta e saj private dhe nëse dikush e ka bërë të ndihet e dashuruar.
Të paktën Capital T kështu thotë!
/Standard/