Studimet thonë se njerëzit që kanë probleme me dëgjimin janë 30 deri në 40 përqind më të rrezikuar nga problemet me trurin. Sipas ekspertëve, në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë probleme me dëgjimin për shkak të zhurmave dhe përdorimit të kufjeve. Është mirë që kufjet të mos i përdorni shumë gjatë ditës, e veçanërisht jo me volum të lartë.

 

Regjimi i gabuar ushqimor!

Konsumimi i ushqimeve të shpejta ka bërë që shumë njerëz të vuajnë nga mbipesha. Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë 22 përqind më shumë shanse të kenë probleme me trurin. Sipas tyre, shëndeti i tepërt ndikon në aftësitë e të nxënit dhe në përqendrim.

 

Qëndrimi vetëm!

Sipas ekspertëve, vetmia shkakton stres dhe inflamacion në tru. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak kontakte me miqtë, vuajnë nga problemet më të mëdha të trurit.

 

 

/AgroWeb.org/