Gjithçka gati nga projekti që e rikthen në muzikë Leonora Poloskën

Gjithçka gati nga projekti që e rikthen në muzikë Leonora Poloskën

Në muajin Shtator ju njoftuam që këngëtarja e njohur Leonora Poloska po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Planet ishin që projekti të publikohej brenda muajit që lamë pas me videoklip mirëpo është shtyrë për disa javë.

E pritja merr fund sot.

Këngëtarja ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se të Mërkurën në ora 19:00 publikohet kënga e titulluar ‘S’ishte fat’.

Bazuar në titullin i ngjashëm me ‘Fati im nuk ishte ti’, duket se po vjen një tjetër nga ato baladat e Leonorës që nuk harrohen të cilën mezi po e presim. /Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *