Ja çfarë ndodhi me llogarinë e Rina Balajt në Instagram

Ja çfarë ndodhi me llogarinë e Rina Balajt në Instagram

Llogaria e Rina Balajt në Instagram është rikthyer por jo me të njëjtin emër.

Këtë faqe tashmë me mbi 450 mijë ndjekës, e ka marrë kompania On Records, aty ku menaxhohej Rina që një kohë.

Por, gjithçka u ndal në gjysmë pak javë më parë.

Llogarina e Rinës fillimisht u mbyll e më pas burimet për Prive.al treguan se kompania dhe këngëtarja në fjalë kishin probleme mes vete.

Tani kjo faqe mban emrin Onrecordsofficial dhe dy postimet e para kanë të bëjnë me një artiste të re të cilën kompania e ka marrë dhe do ta menaxhojë.

Se çfarë po ndodhë me Rinën dhe çfarë në fakt po bën ajo ende nuk dihet megjithatë pritet që këngëtarja të dalë së shpejti me ndonjë prononcim të paktën për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj të cilët kanë mbetur të mërzitur me ‘zhdukjen’ e saj./Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *