Adem Jashari – Mbaje fort!

Adem Jashari – Mbaje fort!

Mbaje fort!

Nëse ke ndonjë njeri që e do shumë, mbaje fort e mos e lësho.
Nëse ke ndonjë njeri të këtillë, bëj çfarë të bësh sillu mirë me të.
Nëse ke ndonjë njeri që saherë që e takon frikësohesh mos e humb, kujdesu mirë e bëja me dije që s’rri dot pa të.
Nëse ke ndonjë njeri të këtillë, mos e hidhëro, mos e dëshpëro që mos e humbasësh.
Nëse ke ndonjë njeri që mendon që vlerën e ka sa krejt bota, dëgjom mua shprehja këtë dashuri që ke, e tregoj që sikur toka dhe qielli të bashkoheshin ju nuk do ndasheshit.
Shiko nëse vërtetë mendon se ke një njeri të këtillë, po ta them që je njeriu më me fat në botë- prandaj bërtit që të të dëgjoj edhe hapësira më e lartë e tokës, por edhe fundi i oqeanit.
E në fund po të them se poqëse e humb- ke humb veten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *