“Dhe sikur…”-Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

“Dhe sikur…”-Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

 

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti boten mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa boten sigurisht të dua,
Kur jetojmë e vdesim tok te dy.

 

/KultPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *