“Fausti….”V.G!

“Fausti….”V.G!

Fasuti është personifikim i shprtit të ri, bashkëkohor, i afirmimit të aspiratave dhe e forcave krijuese të njeriut. Atë e mundon mendimi se i ka kaluar jeta pa gëzime, nërkaq, përkundr githë atij mësimi, nuk u ka dhënë njerëzve shkencë dhe ide më të mira, me të cilat do të kishin mundur të depërtojnë në fshehtësitë e jetës dhe gjithësisë. Asnjëherë nuk është i qetë, gjithnjë është në lëvizje, në kërkim që të prodhojë diçka, sepse, sipas tij, në themel të krijimit të botës nuk qëndron fjala, siç shkruan në “Bibël”, por vepra. Për të vepruar njeriu duhet të jetë i motivuar. Sipas Faustit mitivimet janë kndërthëniet në jetë, ashtu siç është për të Mefistofeli, simboli i shkatrrimit, përballë Faustit simbol i shpirtit krijues të njeriut. I frytshëm, sipas Faustit, mund të jetë vetëm ai njeri, i cili nuk mbështetet vtëm mbi arsyen, por edhe mbi dashurinë, sepse jo e dyta i ka ndihmuar më shumë për ta ndjerë dhe për ta përjetuar natyrën. Përpjekjen për të rrokur lartësi të reja, drejt absolutes e pafundësisë, e paguan me vuajtje të pandërprerë. Gjithnjë mbrrin aty ku synon, por kurrë nuk kënaqet me atë që e arrin.

Lexojeni…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *