Tetovë: 15 autoshkolla dhe vetëm 1 auto-poligon

Tetovë: 15 autoshkolla dhe vetëm 1 auto-poligon

Një lexues i portalit tonë, mbrëmë ka raportuar në faqen tonë një problem me të cilin shoferët e rinjë hasen çdo ditë.

Ka të bëj me mungesën e hapësirës për ata që ndodhen për herë të parë pas timonit të makinës, me qëllim që të mësojnë në formën e duhur ushtrimet fillestare për t’u shndërruar në vozitës të përgjegjshëm në të ardhmen.

Autori i tekstit kërkon përgjegjësi nga institucionet kompetente qe të marrin masat adekuate për zgjedhjen e problemit në fjalë.

Më poshtë teksti i cili ka arritur në redaksinë tonë:

“Në Tetovë ushtrojnë veprimtarinë afro 15 autoshkolla të cilat mesatarisht posedojnë 3 deri 5 vetura ku duhet të ceket se edhe motorët dhe kamionët dhe autobusët realizojnë ushtrimet në të njëjtin vend. Por këtyre kompanive ju ofrohet nga Ministria e punëve te brendshme dhe asaj të Lidhjeve dhe transportit vetëm një hapësirë me një madhësi që nuk mund të lëvizin më shumë se 3 vetura për të realizuar ushtrimet themelore të vozitjes.

A ka menduar Ministria e punëve të brendshme si ta rregulloj këtë problem? Pse kemi ndarje të territoreve në komuna vetëm gjate zgjedhjeve dhe nuk përdoret e njëjta metodë edhe për problemet te këtilla (komunat si e Bogovinës, Zhelinës, të kenë vende të posaçme për realizimin e detyrave të autoshkollave)? Pse është jashtë funksionit auto-poligoni në fshatin Çellopek? Ndoshta do ishte më mirë që njëra nga këto ministri të përpiloj projekt me anë të të cilit do bëj zgjidhjen e këtij problemi dhe mos keqpërdoret buxheti për projekte jo efikase. A është normale 15 autoshkolla dhe vetëm një auto-poligon? Kërkoni mënyra për zgjidhjen e problemeve mos kërkoni arsyetime boshe. Dëshironi që qytetarët të vozisin sipas rregullave dhe ligjit duke pasur lejen për vozitje atëherë edhe ju si ministri duhet të mundoheni që të përmirësoni dhe lehtësoni disa nga këto problem që ndikojnë në marrjen e lejes.”

/bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *