Big Mama humb më të dashurin e saj

Big Mama humb më të dashurin e saj

Ky nëntor do t’i sjellë përgjithnjë kujtime të hidhura, këngëtares shumë të dashur Big Mama.

Këngëtarja ka humbur babain dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.

Babai i saj Adi Kasami humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë këtë mëngjes.

“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqtë të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë.” – shkroi ajo në postimin e saj në Instagram.

Dhimbjes së këngëtares, iu bashkuan shumë emra të njohur, fansa dhe ndjekës të cilët u ndalën për ta ngushëlluar. /Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *