Action Bronson bëhet baba për herë të tretë

Action Bronson bëhet baba për herë të tretë

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ku ka treguar se është bërë baba.

Reperi zakonisht e mban jetën e tij personale largë publikut, dhe është e njohur tash e ca kohë që ai ka dy fëmijë – Elijah dhe Hannah – me ish-të dashurën e tij, por në vitin 2017 ai postoi për herë të parë një imazh të të dashurës së tij aktuale.

Viti 2019 e gjeti atë më të bekuar se kurrë pasi ai ndau një fotografi të të dashurës së tij dhe aty të gjithë kuptuam se ajo po priste fëmijën e saj të parë me reperin.

Ndërsa sot reperi i njohur ka ndarë lajmin e gëzueshëm se është bërë baba për herë të tretë. Ai në rrjetin social Instagram ka shkruar: “Kapitull i ri i jetës”.

Ndërsa ende nuk dihet emri apo gjinia e bebes, reperi duket më i emocionuar se kurrë./Prive.al

View this post on Instagram

A NEW CHAPTER OF LIFE.

A post shared by Action Bronson (@bambambaklava) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *