Mozzik tejet i emocionuar flet për vajzën e tij

Mozzik tejet i emocionuar flet për vajzën e tij

Nisi rrugëtimin në tregun mediatik shqiptar me 2 Nëntor të vitit 2015 si një alternativë e programeve që transmetohen në televizionet tona.

Një format që solli frymë të re tek publiku, NIN me Alaudin Hamitin filloi sonte sezonin e 5-të me të ftuar reperin e njohur Mozzik.

Kjo është intervista e parë pas shumë vitesh në NIN për Mozzik. Në këtë intervistë ekskluzive reperi ka zbuluar shumë gjëra rreth fëmijërisë së tij, karrieres dhe jetës personale.

Mes të tjerash, Mozzik ka treguar se si ia ka ndryshuar jetën ardhja në jetë e vajzës Hana. Tejet i emocionuar ai ka shpalosur edhe se si ia ka ndryshuar ajo pikëpamjen jetësore.

I pyetur nga Alaudini se sa e ka ndryshuar atë ardhja në jetë e vajzës, artisti është përgjigjur:

“Në mua ka lindur një ndjenjë e re dhe është shtuar një dashuri e madhe. Është dhurata më e mirë që mund t’i ndodh çdo prindi. Hana është një krijesë e pafajshme e cila me ardhjen e saj më ka bërë edhe më të ndjeshëm”./Prive.al

https://youtu.be/3XAqJOyASiI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *