Nga Makfirete Abdiji!

Nga Makfirete Abdiji!

Makfirete Abdiji, një mësuese e përkushtuar nga vendi ynë, ndan këtë shkrim të sajin me ne:

Unë nuk di të shkruaj shumë mirë mirëpo gjithnjë preferoj të flas drejtpërdrejt, ta ngri zërin aty ku duhet, kurse tani po ngri zërin e penës.
Jam një mësuese e thjeshtë, kështu zgjedh ta quaj veten time. Në fotografi dikush më sheh një njeri kokëlartë, kurse ndonjë që më njeh ose që pretendon që më njeh, thotë se jam njeri i mirë. Unë jam e barabartë.
Kam një familje të paktë në antarë, por që janë fryma ime. Jetoj për ta.
Zotit i pata kërkuar një engjëll kurse ai më fali dy, dy engjëllushe, binjaket e mia.
Në fotografi jam tek korridori i shtëpisë sime, shtëpisë së ndërrtuar plot mund e dashuri, sakrificë e besim…nuk ka qenë e lehtë.
Pjesë e përditshmërisë time kanë qenë miqtë, rrethi, nxënësit dhe të afërmit e mi, të cilët i falenderoj për çdo mirësi e padrejtësi.
Jeta nuk buroi nga kosheret e bletëve, nuk rrodhi mjaltë çdo ditë, ndonjëherë ishte pelin, ama të fortë zgjodhëm të jetonim, duruam edhe ënjtjet që bletët e quajtura “njerëz” nga shkaktonin.
Nga vendi ku erdha kishte mjaft ndryshime, nga qyteti në fshat, por mësova se çdo ndryshim sjell mesazhet dhe mirësitë e veta…mësova se ndryshimet varen dhe nuk varen prej nesh, dhe se ne duhet ti jetojmë.

Mësova të kem besim e durim, këtë e bëra vetë…rrodhi rishtaz dhe nuk ma mësoi kush tjetër përpos jetës.
Mësova se ka njerëz aq të mirë e të pasur në shpirt, por dhe se ka njerëz shumë egoist, por besova, pata dhe kam Zotin, sepse të kesh Zotin, nuk ke nevojë për gjë më shumë, asgjë më shumë pasi ai është gjithçka.

Nga njerëzit njoha urrejte e mbështetje, shpresë e inat, dashuri e xhindosje, por besova, u kapa me thonjë pas besimit, pas forcës së Zotit sepse gjithnjë do jem vetë, askush nuk do bëjë për mua.
Doja të thoja, pa u zgjatur ende, shumë njerëz do të përulin e shajnë, përkrahin e duan, andaj kurrë mos guxo ta ndalësh shpejtësinë tënde, reflekto, duaj, duro e beso, shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *