Suksesi i bizneseve shqiptare në Kanada

Suksesi i bizneseve shqiptare në Kanada

Rrjeti i bizneseve dhe i profesionistëve shqiptarë në Montreal, për të tretin vit radhazi, mblidhen në një mbrëmje gala të quajtur «Krenari shqiptare».

Organizatori i këtij viti, Ajet Nuro, pas një eksperience të mëparshme të suksesshme e risjell edhe një herë traditën e tij për të bërë bashkë më shumë se 100 shqiptarë që kanë shënuar sukses në karrierën e tyre.

Ndërkohë, rreth integritetit të komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze, këtë herë u pa e mundur zgjerimi i mbrëmjes deri në formatin Gala.

Thuhet se nuk është hera e parë që Nuro merr vëmendjen e bashkësisë shqiptare kur edhe më herët ka shfaqur idenë e tij për të përmbledhur në një botim të mundshëm bizneset shqiptare që operojnë në Montreal dhe në gjithë provincën e Quebec.

«Fletët e verdha» ka qenë një risi për komunitetin, sepse aty do ta gjenin veten edhe të rinjtë e sapoardhur në Kanada. Do të shërbente si një format për pikënisjet e mjaft familjeve të reja, për të kërkuar mbështetjen e bizneseve kuqezi.

Ashtu, me kalimin e kohës dhe me shtimin e pjesëmarrësve në radhët e komunitetit, Nuro solli këtë fundjavë mbrëmjen “Krenari shqiptare». Duke pasur ide të qarta se komuniteti shqiptar meriton një mbrëmje për të falënderuar bashkëpunimin dhe vullnetin e mirë që lidh mjaft mes nesh, mbrëmja mori këtë emër që gjithsecili prej nesh të ndihet mjaft krenar dhe mbështet arrijet e gjithkujt.

Vlen të theksohet se gjatë mbrëmjes u prezantuan të gjithë sponsorët edhe bizneset shqiptare që ndihmuan në realizimin e aktivitetit.

/albiinfo/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *