Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që njerëzve t’ju lehtësohen shumë punë, por në të njëjtën kohë ka shumë anë negative. Lidhja e njerëzve me kompjuterët dhe telefonat përveçse i ka ndihmuar shumë ju ka sjell shumë probleme me shëndetin. Besoj keni dëgjuar që telefoni ju është djegur në dorë disa njerëzve .
Që të shmangni këto situata dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa rregulla të rëndësishme rreth këtyre pajisjeve.
Mos zëvendësoni bateritë e telefonave me bateri të tjera
Është një shembull i çuditshëm i një gruaje kineze, që ju dogj telefoni për shkak të një baterie të zëvendësuar që nuk ishte e duhura për atë telefon. Kishin kaluar vetëm pak ditë që bateria ishte zëvendësuar me një të re, dhe interesante është se ajo nuk e po e përdorte telefonin kur ai shpërtheu.
Mos e godisni telefonin sepse bateria e tij është e rrezikshme
Nëse ju përplasni me forcë telefonin në dysheme, dhe bateria e tij me shumë mundësi do të shpërthejë, e kështu mund t’ju dëmtojë.
Juve mund t’ju duket e çuditshme kjo lloj këshille, por në fakt është shumë e vërtetë që gjatë kohës që po rrini, po ecni ose po bëni ndonjë punë me telefon në xhep, padashur edhe mund të përplaseni me diçka, dhe bateria e telefonit mund të shpërthejë dhe mund t’ju dëmtojë trupin tuaj.
Ja çfarë ndodh nëse flisni ndërkohë që telefoni është duke marrë bateri
Nuk rekomandohet ta përdorni telefonin ndërkohë që po merr bateri. Është rasti i një vajze indiane 18- vjeçare, e cila u vra nga shpërthimi i telefonit. Vajza po fliste në telefon, e vendosi që të merrte bateri dhe vazhdoi bisedën. Telefoni papritmas kishte shpërthyer, vajza u plagos nga shpërthimi dhe vdiq në spital.
Për të shmangur të gjitha këto probleme, mos e përdorni më telefonin në këto lloj situatash, por edhe nëse është kaq e rëndësishme telefonata e nuk keni bateri, mund të flisni përmes kufjeve./ Përshtati nga Bright side I.M-dritare.net