Nurie Emrullai dhe libri i saj, “Për gjysmën tjetër të hënës”

Nurie Emrullai dhe libri i saj, “Për gjysmën tjetër të hënës”

Nurie Emrullai një njeri me pasion të zjarrtë nga Kërçova, para pak ditësh botoi librin e shumëpritur të sajin, “Për gjysmën tjetër të hënës”. Nuria, me një talent jo të zakonshëm, tmerrësisht të bukur, shkruan poezi shumë të spikatura, poezi të cilat depërtojnë thellë në njerëz.

“”Për gjysmën tjetër të hënës” nuk është më ide e fshehur në kokën time, por ia kam falur realitetit.
E nisur si diçka që s’do mbarojë kurrë sepse është ndjenjë. Është njësoj siç është ndjenja për të dashuruar apo harruar, për t’u rritur a për të besuar, për të pritur dhe për të përqafuar.
Është ndjenja që fal diçka kaq të thellë nga vetja (sidomos kur je njeri që nuk mund të flasësh aq shumë), ky është zbulim i mishit deri në koc.” – thotë ajo për veprën e saj.

Ne Nuries i urojmë suksese të pandalshme dhe juve ju ftojmë të lexoni ca nga poezitë e saja:

-Përditë po vjetërohet qielli
mendimet nisen e harrohen
shpirti im këmbëkryq rri mbi hënë.

-Kryqëzohu këtu mbi vete
siç bënë të tjerë përpara Krishtit
dhe rri i heshtur ashtu
me sy të mbyllur derisa të jetë larguar stuhia…
rri dhe pak çaste pas stuhisë
dhe me mendjen tënde mundohu të kujtohesh mbi përrallat e fëmijërisë
Borëbardhën,
Lugeterit që pinë qumësht,
Zanat që të rregullojnë jetën
thirri mendjes për të gjitha,
janë kurth për të mos u ndjerë vetëm,
dhe nëse s’ke dëgjuar kurrë të tilla
shpik ndonjë aty për aty
dhe filloje: “na ishte njëherë…”
njëherë ishte gjjthçka
gjithkush
dhe ti….
tani hapi sytë
është çasti
shih
mos u përpiq të njohësh,
mos kërko shpjegim për asgjë
madje as për veten!
përse të krahasova me kryqin
e dimë të gjithë.
stuhia mbaroi
por ajo që mbetet këtu
është koha…
koha që vërtet nuk ekziston
prandaj,
mbylli sytë
vazhdoje përrallën
sepse pas një stuhie
vjen shiu
lan çdo pluhur
Zbutu
jepu pas tij
zbuti duart
hidh pak shi nëpër përrallë,
krijo stinet,
krijo qiellin,
hapi krahet
dhe fluturo.               

Shumë poezi të tjera mund të gjeni në librin e saj, dhe mund ta ndiqni atë edhe nëpër rrjete sociale./Bonzo

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *