“Me Jehonën e Vargut Tim”- nga RrezeArta Samiu!

“Me Jehonën e Vargut Tim”- nga RrezeArta Samiu!

“Me Jehonën e Vargut Tim! “

Mbrëmë putha dashurinë

Desha të bëja gjumë

me jehonën e vargut tim

Si lulet në sytë e lumturisë

Për pranverën që më iku nga kopshti plot guxim

Kur rrugën e bëja me pëllumbat e rinisë

Ndër ëndrrat që ma pikturonin befas lëkurën

Te lumi ku lulëzon kopshti dashurisë

Ku dashnorit ja dhurova poezinë dhe pikturën

Si jehonën e vargut tim rinor

Lënë nëpër lulishtet e rinisë ku i pushojnë sytë

Kur thosha unë kam dashnor

Që natën m’i fal hënë e yje e ditën ma shndritë.

 

 

/G.A/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *